Rriten rastet e murtajës afrikane të derrave në Shqipëri NULL NULL 29.11.2024 20:14 29.11.2024 20:14 Foto ilustruese Pas rasteve të Hasit dhe Kukësit, në Lezhë është regjistruar rasti i tretë brenda këtij viti me murtajën afrikane të derrave. Në Malin e Rrencit në Shëngjin të Lezhës deri më tani janë gjetur dhjetë derra të ngordhur, pesë brenda një ferme dhe pesë të tjerë në masivin pyjor të zonës, shkruan euronews.al, transmeton Klankosova.tv. Sipas analizave të kryera nga Shërbimi i Veterinarisë në Lezhë rezulton se derrat kanë ngordhur nga murtaja afrikane. Eksperti Ervin Resuli tregon se murtaja afrikane e derrit është shumë e rrezikshme për kafshët në aspektin e mbijetesës, ndërsa nuk ka rrezik evident që të transmetohet nga derrat te njeriu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Limaj në Lluzhan: Rruga Prishtinë - Podujevë është dëshmia më e mirë e keqqeverisjes 12 minuta më parë
Lajme Izraeli konfirmon identitetet e 95 të burgosurve palestinezë që priten të lirohen 17 minuta më parë