Rriten kërkesat nga gazetarët, shqiptarë e të huaj, për ta ndjekur gjykimin e ish-drejtuesve shtetërorë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rriten kërkesat nga gazetarët, shqiptarë e të huaj, për ta ndjekur gjykimin e ish-drejtuesve shtetërorë (VIDEO)

NULL NULL
02.03.2023 21:40
Gjykata Speciale

Më 3 prill do të nisë gjykimi ndaj ish-drejtuesve shtetërorë të Kosovës në Dhomat e Specializuara.

Zëdhënësja e këtij institucioni, Angela Griep, ekskluzivisht nga hapësirat e gjykatës ka treguar se ka tejet interesim nga gazetarët për t’i ndjekur seancat e gjykimit.

“Po, kemi pasur kërkesa edhe për të ndihmuar me viza që ne t’i lehtësojmë për disa seanca të caktuara që gazetarët të mund të vijnë dhe të raportojnë nga këtu dhe natyrisht e kemi parasysh se jemi rilokuar dhe duam të bëjmë aq sa mundemi që t’ua mundësojmë gazetarëve të raportojnë nga Haga”, është shprehur Griep, njofton Klan Kosova.

“Mendoj se kemi bërë mjaft për t’ua mundësuar gazetarëve të raportojnë për seancat nga Kosova, por na kanë thënë është pak më ndryshe në kuptim të atmosferës kur je në fakt këtu në Hagë, kështu që e kuptojmë se ka një dëshirë për të qenë këtu dhe e lehtësojmë këtë aq sa mundemi. Ka pasur disa kërkesa nga gazetarët e Kosovës që të jenë këtu”.

Ajo ka treguar se interesim të vazhdueshëm ka edhe nga ana e gazetarëve të huaj.

“Po ne kemi gazetarë të rregullt ndërkombëtarë këtu në këtë dhomë të medias, të cilët i ndjekin seancat, ata nuk janë gjithmonë këtu”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS