Rrihet brutalisht mesfushori gjerman - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrihet brutalisht mesfushori gjerman

NULL NULL
01/03/2017
Futbollisti është rrahur mbrëmjen e së hënës, pasi ka dalë nga një lokal ku ka qenë me miq të tij

Mesfushori i Stuttgart, Kevin Grosskreutz, është rrahur barbarisht mbrëmjen e së hënës.

Ai ka qenë së bashku me disa miq të tij në një pub por është sulmuar papritur nga dy të rinj.

Këtë lajm e ka bërë publik klubi gjerman dhe pas daljes së tij nga spitali do të bëjë kallëzim penal në polici.

Sipas dëshmive, mesfushori është goditur me kokë dhe me grusht nga një 16-vjeçar si dhe është sulmuar nga një 19-vjeçar, të cilët janë kapur pak larg vendngjarjes.

Kevin Grosskreutz ka qenë pjesë e kombëtares gjermane në vitin 2014 kur fituan Kupën e Botës në Brazil.