Rrihen mes vete disa persona në Prizren, përdorin edhe sëpatë NULL NULL 07.05.2023 09:22 07.05.2023 09:22 Pesë persona janë arrestuar të shtunën rreth orës 10 e 20 në Prizren, pasi dyshohet se janë rrahur mes vete për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth parkingut. Sipas policisë, dy prej tyre ishin shtetas të huaj me leje të përkohshme qëndrimi. Dyshohet se gjatë përleshjes të dyshuarit kanë përdorur edhe sëpatë. “Janë arrestuar pesë persona të dyshuar, dy prej tyre meshkuj shtetas të huaj të cilët janë me leje qëndrim të përkohshëm, ata kishin një mosmarrëveshje rreth një parkingu dhe janë rrahur në mes vete. I dyshuari i parë gjatë përleshjes ka përdore një mjet të rrezikshëm ”sëpatë”e cila është konfiskuar. Tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kur do të kompensohen qytetarët që iu faturua rryma e shpenzuar në veri për 18 vjet? 21/04/2023
Kosova Kryeimami, Sahiti: Fitër Bajrami sjell harmoni dhe gëzim në mesin e familjarëve (VIDEO) 21/04/2023