RrGK: Publikimi i fotografive të dhunimit, shkelje e dinjitetit të mbijetuarave të dhunës seksuale NULL NULL 16.05.2019 16:48 16.05.2019 16:48 Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar lidhur me publikimin e një fotografie që dëshmon dhunimin e një gruaje nga forcat ushtarake serbe gjatë luftës në Kosovë, nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Flora Brovina. Në reagimin e RrGK-së thuhet se zonja Brovina, shkelur parimin e dinjitetit të të mbijetuarave. “Konsiderojmë se zonja Brovina me këtë veprim ka shkelur parimin e dinjitetit të të mbijetuarave, duke kujtuar se përmes kësaj fotografie është zbuluar edhe trupi i të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Poashtu, zonja Brovina ka shkelur Nenin 23 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili përcakton se dinjiteti i njeriut është i pacenueshëm dhe është bazë e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”. Rrjeti i Grave konsideron se kjo fotografi ku gruaja dhunohet para familjarëve të saj, përveç që është shumë e rëndë dhe shqetësuese, mund të ndikojë edhe në përkeqësim të gjendjes emocionale dhe psiqike të të mbijetuarës dhe mund të shërbejë si dekurajim për raportim nga gratë e mbijetuar nga dhuna seksuale. Tutje RrGK u bën thirrje mediave të jenë të kujdesshëm. “RrGK u bën thirrje mediave që të largojnë dhe të mos e shpërndajnë këtë fotografi e cila shkel dinjitetin e viktimës të mbrojtur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe mund të shërbejë vetëm si dëshmi para organeve të drejtësisë, mirëpo asnjëherë të qarkullojë në këtë mënyrë në publik. Reagimi i plotë i Rrjetit të Grave të Kosovës: “RrGK: Publikimi i fotografive të dhunimit, shkelje e dinjitetit të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 24 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 1 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 2 orë më parë