Rrëzohet një avion luftarak F-35, piloti: Nuk jam i sigurt se ku është aeroplani NULL NULL 22.09.2023 21:34 22.09.2023 21:34 Një avion F-35 i marinsave amerikane është rrëzuar, teksa piloti i avionit është lënduar në shpinë, pasi ka arritur që të shpëtojë falë parashutës. Në një audio-incizim të publikuar nga BBC, dëgjohet piloti duke biseduar me policinë amerikane, pasi i njëjti me anë të parashutës u ul në një shtëpi në Karolinën e Jugut. “Zonjë, një avion ushtarak u rrëzua. Unë jam piloti. Nuk jam i sigurt se ku është është avioni. U përplas diku”, dëgjohet duke i thënë piloti qendrës së thirrjeve të policisë amerikane, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Më vonë, gjatë bisedës mes pilotit dhe dispeçerit, i njëjti i kërkoi një autoambulancë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj në mbështetje të kërkesave të Policisë: Turp për këtë qeveri injorantësh 10 minuta më parë
Kosova Kurti në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit: Duam gjyqtarë e prokurorë efikasë 2 orë më parë