Rrëzohet nga shtëpia gjatë punimeve, ndërron jetë në QKUK NULL NULL 30.09.2020 10:41 30.09.2020 10:41 Në Policinë e Kosovës është raportuar gjatë ditës së djeshme se në fshatin Isniq të Deçanit, një shtetas i Shqipërisë derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi private, dyshohet se ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime trupore. Bëhet e ditur se ndihma e parë mjekësore i është dhënë viktimës në Spitalin Rajonal në Pejë, pastaj për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ishte dërguar në QKUK, i cili rreth orës 21: 00 ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektorët komunalë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë