Rrëzohet muri mbi një automjet në Han të Elezit, shpëton shoferi (VIDEO) NULL NULL 30.01.2026 22:39 30.01.2026 22:39 Një rast i rëndë ka ndodhur sonte në Han të Elezit ku një mur është rrëzuar mbi një automjet. Bazuar në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv, brenda automjetit gjendej një person, i cili sipas raportimeve të banorëve, fatmirësisht ka shpëtuar pas intervenimit të njësive përkatëse. Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me Policinë, dhe është ende në pritje të një përgjigje.