Rrëzohet helikopteri në Turqi, vdesin dy persona - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrëzohet helikopteri në Turqi, vdesin dy persona

NULL NULL
21/09/2022

Dy anëtarë të ekuipazhit kanë vdekur, pasi një helikopter zjarrfikës është rrëzuar në Turqi, teksa ishte në rrugë për të shuar një zjarr.

Ministria e Brendshme e Turqisë tha se avioni u rrëzua të mërkurën në një fushë pranë Marmaris, një qytet turistik në detin Egje, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Zyrtarët thonë se helikopteri kishte udhëtuar nga provinca veriore e Kastamonu për të luftuar një zjarr pyjor rreth zonës Yalancibogaz të Marmaris.

Pesë persona të tjerë në bord u plagosën në këtë incident.

Guvernatori i rajonit të Denizlit tha se është hapur një hetim për aksidentin për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.

Gjithsej pesëmbëdhjetë helikopterë dhe tetë avionë janë mobilizuar për të shuar zjarrin pranë Marmaris, së bashku me 500 personel të pylltarisë, 40 kamionë uji dhe topa uji të policisë.