20:52, 22 Maj 2020

Së pari iu duhet t’i shuajnë flakët.

E më pas ekipet e shpëtimit i nxjerrin trupat e viktimave të aeroplanit  pakistanez i cili  u rrëzua në mes të ndërtesave të banimit në këtë  lagje të varfër të Karaçit.

Avioni që vinte nga qyteti lindor i Lahore kishte me vete  99 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit, të cilët mbetën të vdekur në vend, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq ende nuk dihet se sa viktima të tjera u shkaktuan pas rrëzimit në këto objekte banimi.

Autoriteti i aviacionit civil tha se në momentin kritik  piloti i kishte njoftuar se kishte humbur një motor.

Kronikë nga Iliri Pireva.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë