Rrëzimi i aeroplanit në Nepal, rritet numri i viktimave (VIDEO) NULL NULL 15.01.2023 13:01 15.01.2023 13:01 Dhjetëra persona kanë vdekur pasi një aeroplan me 72 persona në bord u rrëzua pranë një aeroporti në Nepalin qendror. Avioni i Yeti Airlines që po udhëtonte nga Katmandu për në qytetin turistik të Pokharës u rrëzua në ulje përpara se të merrte flakë. Të paktën 68 persona janë konfirmuar se kanë vdekur, thanë zyrtarët. Disa të mbijetuar të plagosur rëndë u dërguan në spital, thanë raporte të pakonfirmuara, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Aeroplani ishte nisur me 68 pasagjerë në bord, përfshirë të paktën 15 shtetas të huaj si dhe me katër anëtarë të ekuipazhit.
Kosova Lushaku–Sadriu për videon e publikuar nga LVV: "Material propagandues, për keqardhje" 2 months
Lajme Radev pas takimit me Macronin: Maqedonia e Veriut të dëshmojë me rezultate se synon integrimin në BE 2 months