Rrëzimi i aeroplanit në Indi, mesazh për vendin? (VIDEO) NULL NULL 13.06.2025 13:48 13.06.2025 13:48 Central Industrial Security Force Një aeroplan i kompanisë “Air India 171”, që ishte nisur nga India për në Londër u rrëzua menjëherë pas ngritjes, e që la të vdekur 241 persona, derisa vetëm një shpëtoi. Por kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë në Indi, pasi me numër të njëjtë të fluturimit, 171, një aeroplan ishte rrëzuar duke lënë të vdekur 95 persona. Studiuesja e konspiracionit, Pranvera Xhafa thotë se nuk ishte vetëm një aksident, por më shumë si një mesazh. “Është një mesazh për Indinë nga qeveria botërore që po krijohet, e cila gati po i thotë se nuk përbën më një kërcënim”, tha Xhafa. Nga ana tjetër, Altin Goxhaj tha se i mbijetuari i rrëzimit të avionit në Indi gjatë ditës së enjte, nuk ka asnjë informacion për të dhënë. “Kjo sepse ai aeroplan nuk ra në sekond, ne e pamë edhe në video. Ky njeri nuk ishte në gjendje të thoshte se njerëzit po ulërinin. Ai dukej se kishte një boshllëk në kujtesë”, u shpreh Goxhaj. Tutje, Goxhaj tha se nuk ka si të zbulohet se çfarë po ndodh me mjetet transportuese të ditëve të sotme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ambasadori izraelit në OKB thotë se vendi po vepron për të 'parandaluar shkatërrimin e tij' 13/06/2025