Rreziku që vjen nga kafshimi i thonjve - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rreziku që vjen nga kafshimi i thonjve

NULL NULL
16/12/2015

Kafshimi i thonjve sjell pasoja të rënda shëndetësore për organizmin. Ekspertët gjatë studimeve të shumta të realizuara në lidhje me këtë fenomen pohojnë se më shumë se një problem estetik ne duhet të shqetësohemi për pasojat që ky ves sjell në organizëm.

Anëtari i shoqatës së dermatologëve amerikanë, Richard Scher, paralajmëron se kjo shprehi me vete sjelle dhe shumë probleme të tjera shëndetësore. Për fillim, përfundi thonjve fshihen baktere si ajo ‘E. Coli’, të cilët do ta futni në organizëm derisa kafshoni thonjtë. Në këtë mënyrë mund të shkaktoni dhimbje në bark apo edhe të infektoheni dhe helmoheni.

Nëse në përgjithësi e shohim këtë problem, apo më mirë të themi këtë shprehi të dëmshme, problem i madh janë edhe prerëset e thonjve. Kur t’i shkurtoni thonjtë gjithsesi se do të largoni edhe ndonjë pjesë të lëkurës pranë thoit.

Kjo mund të tingëllojë paksa e çuditshme, por me të vërtetë ka shumë gjasa që përreth thoit ta infektoni lëkurën. Në disa raste problemi mund të zgjidhet me një vizitë te mjeku, por nëse problemin e lini anash, ai në vend se të zgjidhet vetvetiu natyrisht se do të shndërrohet në një problem edhe më serioz. /albeu