Rreziku nga koronavirusi, Basha: Qeveria të lërë propagandën, masa urgjente NULL NULL 25.02.2020 15:14 25.02.2020 15:14 Kreu i opozitës, Lulzim Basha, i kërkoi qeverisë që të ndalë propagandën dhe të marrë masa konkrete për kontrollin e qytetarëve që vijnë nga Italia, kryesisht nga rajonet ku koronavirusi ka përhapjen më të madhe. “Është urgjent hartimi dhe shpallja e planit të masave dhe informimi i qytetarëve si duhet të veprojnë në rast të dyshimit se janë të prekur nga koronavirus”, ka shkruar Basha. Ai ka theksuar se përballë rrezikut potencial të prekjes nga koronavirusi mijëra bashkëqytetarë ndodhen në kushte të mjerueshme për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. “Është neglizhencë kriminale të humbet akoma kohë, kur duhen marrë masa urgjente për strehimin apo sigurimin e kontejnerëve për banorët që jetojnë në çadra”./A2 CNN *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sekretari i Thesarit amerikan, Muskut: Fokusohu te kompanitë e tua, jo në politikë 17 minuta më parë
Kosova Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen me shpejtësi 28 minuta më parë