Rreziku nga helmimet ushqimore në verë, IKSHPK ja me apel NULL NULL 08.07.2025 13:17 08.07.2025 13:17 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dalë me një apel lidhur me rritjen e rrezikut nga helmimet ushqimore. Në apelin e publikuar në Facebook, ky institut thekson se për shkak të temperaturave të larta mikroorganizmat shumohen më shpejt dhe ushqimi prishet më lehtë. “Prandaj, kujdesi gjatë përgatitjes dhe ruajtjes së ushqimit është shumë i rëndësishëm për të shmangur sëmundjet.Kontaminimi i ushqimeve mund të vijë nga: duart e papastërta, ushqimet, uji, kafshët shtëpiake, insektet “ “ Mbani pastër kuzhinën dhe enët: Pecetat dhe leckat ndërroni rregullisht dhe ziejini nëse kontaminohen”, thuhet mes tjerash në apelin e IKSHPK-së, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.