”Rrezikimi i aleancave dhe lirisë së shprehjes”, ndër arsyet që LDK e refuzoi prerazi VV-në për koalicion NULL NULL 06.05.2025 15:32 06.05.2025 15:32 Lidhja Demokratike e Kosovës ka dhënë disa arsye të cilat qartazi flasin për vlerësimin e tyre me ‘’Jo’’ ndaj kërkesës së Vetëvendosjes për koalicion qeverisës. Në letrën e siguruar nga klankosova.tv, Lumir Abdixhiku i përmend Albin Kurtit rrezikimin e demokracisë dhe lirisë së shprehjes e stagnimin katërvjeçar si ndër shkaqet kryesore që pamundësojnë një bashkëpunim mes tyre. ”LDK-ja, për mungesë besimi dhe duke pasur parasysh stagnimin 4-vjeçar të vendit nën udhëheqjen tuaj, rrezikimin e aleancave strategjike, të sigurisë nacionale, rrezikimin serioz të demokracisë dhe të lirisë së shprehjes, atakimin e institucioneve të pavarura kushtetuese, mosrespektimin e vendimeve të këtyre institucioneve, mbi të gjitha polarizimin e thellë shoqëror, e ka vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me ju”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 12 orë më parë