10:01, 25 Maj 2019

Opozita ka thirrur sot protestën e radhës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ajo është paralajmëruar një javë më parë nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe sipas tij pritet të jetë më e madhja nga protestat që opozita ka zhvilluar deri tani.

Siç ndodh tashmë para çdo proteste edhe kryeministria i ka marrë masat që një ditë më parë. Janë rrethuar godinat qeveritare dhe ajo e kryeministrisë. Përpara parlamentit janë vendosur gjithashtu gardhe metalike.

Për protestën e sotme do të angazhohen rreth 1500 forca policie në mënyrë që të shmangen incidentet.

Ashtu si edhe herët e tjera shtyllat u lyen me graso, ndërkohë qe janë vendosur kamera me rezolucion te larte për te pasur nen monitorim situatën, shkruan Opinion.al, transmeton Klan Kosova.

Një ditë më parë, Lulzim Basha, ftoi gjithë shqiptarët të bëhen bashkë në protestën e sotme, që nis në ora 19:00 dhe theksoi prerë se “nuk do të ketë asnjë kthim pas e asnjë kompromis”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë