Rreth shtatë mijë e 400 hektarë tokë digjen në Spanjë (VIDEO)

Rreth shtatë mijë e 400 hektarë tokë digjen në Spanjë (VIDEO)

NULL NULL
6 days më parë

Rreth 2,000 njerëz kanë lënë shtëpitë e tyre pasi shpërthyen zjarret në rajonin jugor të Andaluzisë, në Spanjë. Një punonjës i urgjencës është vrarë nga zjarri, që filloi të mërkurën në një zonë të lartë mbi qytetin turistik të Estepona, në Costa del Sol.

Qeveria spanjolle ka vendosur një njësi ushtarake për të ndihmuar zjarrfikësit në rajonin malor. Gjashtë qytete dhe fshatra të tjera u evakuuan të dielën.

Sipas mediave spanjolle, zjarret kanë djegur rreth 7,400 hektarë. Agjencia rajonale e zjarreve pyjore e Andaluzisë njoftoi se qindra zjarrfikës po e përpiqeshin ta shuanin zjarrin, të mbështetur nga 41 avionë dhe 25 automjete, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Zyrtar i lartë për shërbimin rajonal të zjarrit, Juan Sánchez, e përshkroi atë si zjarrin më kompleks që ka parë atje kohët e fundit. Ai tha se kishte pasur diskutime të vazhdueshme në lidhje me pasojat e ndryshimeve klimatike, duke shtuar se tani, sipas tij po i jetojmë ato.

Evropa është prekur nga një numër zjarresh këtë verë. Ndryshimi i klimës rrit rrezikun për mot të nxehtë dhe të thatë që ka të ngjarë të nxisë zjarret.

Video përmbledhëse e disave nga zjarret që u përhapen në Evropë dhe pjesën tjetër të globit nga BBC