Rreth 100 mijë qytetarë pjesë e Marshit për Drejtësi (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rreth 100 mijë qytetarë pjesë e Marshit për Drejtësi (VIDEO)

NULL NULL
02.04.2023 07:33
Liria ka emer

17:17 – Policia thotë se marshi i sotëm në Prishtinë përfundoi i qetë

Policia ka njoftuar se marshi i sotëm “Liria ka emër”, ku u mblodhën mijëra qyetatarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ka përfunduar i qetë.

“Njësitet policore janë angazhuar për të mbajtur rendin dhe qetësinë publike, për të garantuar sigurinë e qytetarëve, mbarëvajtjen e marshit, si dhe menaxhimin e trafikut në mënyrë që pjesëmarrësit në marsh të shprehin qëllimin e tyre në mënyrë të qetë dhe demokratike. Marshi është zhvilluar i qetë, janë realizuar disa fjalime dhe rreth orës 15:30, çdo gjë ka përfunduar në rregull, ku pjesëmarrësit kanë filluar të shpërndahen të qetë”, ka njoftuar policia.

Policia shtoi se me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së marshit të sotëm në Prishtinë, kishte bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.


16:39 – ”Liria ka emër” thotë se rreth 100 mijë qytetarë ishin sot pjesë e Marshit për Drejtësi

Rreth 100 mijë qytetarë nga anembanë Kosova dhe diaspora, u bënë sot pjesë e Marshit për Drejtësi për ish-krerët e UÇK-së gjyqi ndaj të cilëve nis nesër në Hagës.

Këtë shifër e konfirmojnë nga platforma Liria ka emër, e cila dhe është organizatore e këtij marshi, përcjell klankosova.tv.

Nga po kjo platformë, janë shprehur falënderues për pjesëmarrësit.

”Të duam Kosovë
Faleminderit rreth 100.000 qytetarëve që marshuam së bashku për drejtësi për çlirimtarët tanë.
Zemra plot.
UÇK na bashkon”, thuhet në reagimin e tyre.


15.40 Përfundon Marshi për Drejtësi për krerët e UÇK-së

Marshi në Prishtinë, me thirrjet masive në kërkim të drejtësisë për krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, tashmë ka përfunduar.

Ky marsh u mbajt me disa aktivitete dhe fjalime nga pjesëmarrës të shumtë, shumë prej tyre përjetues të tmerreve të luftës në Kosovë nga forcat serbe, përcjell klankosova.tv.

Anise në numër të jashtëzakonshëm të pjesëmarrësve, marshi përfundoi në mënyrë paqësore dhe pa ndonjë incident.


14:58 – Hoti: Jemi këtu t’u tregojmë ish-krerëve të UÇK-së që janë padrejtësisht në burg

Mijëra qytetarë mbushën sot sheshet e Prishtinës, ku po marrin pjesë në marshin solidarizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po mbahen në Hagë.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti u shpreh për KosovaPress se po merr pjesë në marsh për t’u treguar ish-krerëve të UÇK-së se po qëndrojnë brenda padrejtësisht dhe se Kosova është me ta.

Ai tha se Gjykata Speciale në Hagë është gjykatë e padrejtë, që nuk e ka për synim drejtësinë.

“Jemi këtu t’i tregojmë botës që ajo gjykatë speciale në Hagë, është politike, është një gjykatë e padrejtë, një gjykatë që vetëm drejtësi nuk e synon, sepse nëse e synon drejtësinë duhet të dënohen kriminelët serbë dhe jo shqiptarët. Ne ende i kemi 1600 familje që kërkojnë të dalin para tyre pikërisht para tyre për shkak të krimeve serbe dhe sot gjykohen shqiptarët, gjykohen ata që të vetmin qëllim e kanë pasur lirinë e popullit, mbrojtjen e popullit dhe pavarësinë e këtij populli. Andaj, ne jemi këtu në mbrojtje të tyre, jemi në marsh dhe jemi krenarë që gati e gjithë Kosova ka zbarkuar sot këtu dhe u tregojmë edhe atyre që janë brenda padrejtësisht në burg, që ne jemi me ta”, tha ai.

Ndryshe, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen me pretendimin për krime lufte dhe të njëjtit po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.


14:55 – Hoxha: UÇK na bashkon, ky shesh do të buqojë sërish në ditën e kthimit të çlirimtarëve tanë (VIDEO)

Deputetja e PDK-së, njëherit edhe organizatorja e Marshit për Drejtësi, Eliza Hoxha, ka folur para qytetarëve të cilët kanë dalur për të marshuar.

Ajo i ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen, duke thënë se UÇK na bashkon të gjithëve, përcjell Klankosova.tv.

Tutje, ajo u shpreh e bindur se sheshi do të buqojë sërish, siç u shpreh ajo, në ditën e kthimit të çlirimtarëve tanë

“UÇK na bashkon të gjithëve, pa dallim, thirrja për drejtësi na bashkon, e unë jam e bindur se ky shesh do të buqojë sërish në ditën e kthimit të çlirimtarëve tanë”, u shpreh tutje ajo.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.


14:52 – Tasholli: Marshojmë kundër ndryshimit të historisë

Bashkëudhëheqësi i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, ka folur para turmës së Marshimit për Drejtësi, duke i falënderuar nga zemra pjesëmarrësit.

“UÇK-ja është emëruesi ynë i përbashkët, është vlera më sublime që e kemi krijuar si komb, ne si komb njëzëri, bashkë, siç na ka hije, marshojmë kundër ndryshimit të historisë, marshojmë për drejtësi”, tha Tasholli.

“Si gjithmonë, ish-krerët e UÇK-së do të kthehen fitimtarë e faqebardhë”, shtoi ai.


14:46 – Qytetarët në marsh: Lufta jonë ka qenë e shenjtë, të protesojmë në mënyrë paqësore (VIDEO)

Mijëra qytetarë kanë dalë në sheshet e Prishtinës, për të marrë pjesë në Marshin për Drejtësi, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë.

Disa qytetarë për Klan Kosovën kanë thënë se lufta jonë ka qenë e shenjtë dhe kanë bërë thirrje për protestim paqësor.

“Lufta jonë çlirimtare ka qenë e shenjtë dhe të protesojmë në mënyrë paqësore, t’i tregojmë gjithë Evropës dhe botës që ne kemi qenë ata të cilët jemi persekutuar nga regjimi serb dhe asnjëherë lufta jonë nuk ka qenë siç na akuzojnë”, është shprehur një qytetarë i cili ka ardhur nga Mitrovica për të marshuar.

Ndërkohë, një qytetar për Klan Kosovën ka treguar ka ardhur nga Gjermania, vetëm për të marrë pjesë në këtë marsh.

Një tjetër qytetar i cili ka ardhur nga Drenasi për të marshuar, është shprehur se sa më shpejtë duhet të lirohen ish-krerët e UÇK-së.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

 


14.36 Familjarët e Thaçit dhe Veselit i prijnë Marshit për Drejtësi (FOTO)

Familjet e dy prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, janë parë t’i prijnë Marshit të sotëm për Drejtësi.

Bashkëshortja e ish-presidentit Thaçi, Lumnija bashkë me djalin e tyre Endritin, janë parë pranë bashkëshortes së ish-kryeparlamentarit Veseli, Violetës, dhe vajzës së tyre Ritës, duke marshuar drejt shesheve në kryeqyetet, përcjell klankosova.tv.

Krah tyre shihet edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Meliza.


14:25 – Ky qytetar ka ardhur nga Gjermania për të marrë pjesë në Marshin për Drejtësi

Mijëra qytetarë kanë mbushur sheshet në Prishtinë, për të marrë pjesë në Marshin për Drejtësi, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët nga nesër fillojnë gjykimin në Hagë.

Përpos nga shumë qytete të Kosovës, për të marshuar kanë ardhur edhe nga vendet e rajonit.

Ndërkohë, një qytetar për Klan Kosovën tregoi se ka ardhur nga Gjermania, vetëm për të marrë pjesë në këtë marsh.

Ai tha se ka ardhur për të kërkuar liri për Thaçin dhe të tjerët dhe se gjithmonë beson në pafajësinë e tyre. /Klankosova.tv

14:22 – Nesër pritet të marshohet edhe në Hagë (VIDEO)

Nesër në Hagë do të mbahet një protestë, në ditën kur atje fillon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Një pjesë e organizatorëve të protestës sot shkuan afër qendrës së paraburgimit ku ndodhen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi.

Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë:


14:04 – Mijëra qytetarë e nisin Marshin për Drejtësinë dhe UÇK-në (VIDEO)

Marshi për Drejtësi ka nisur sot me një numër të madh të qytetarëve të cilët dolën për të mbështetur luftën e drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Marshi ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”. Po ashtu, do të ketë fjalime nga organizatorët e marshit.

Ky marsh vjen një ditë para se të fillojë gjykimi në Hagë i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Klankosova.tv


14:53 – Pamje nga mbledhja e qytetarëve në sheshin “Zahir Pajaziti” (VIDEO)

Këtë të diel, më 2 prill, në Prishtinë, platforma “Liria ka emër”, është duke organizuar marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Qytetarë në numër të madh nga pjesë të ndryshme të vendit tashmë janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, raporton Klankosova.tv.

13:49 – Qytetarë nga Shqipëria u nisën për në Marshin e Drejtësisë

Një numër i qytetarëve të Shqipërisë janë nisur drejtë Kosovës për të marrë pjesë në Marshin e Drejtësisë, në Prishtinë.

Në një fotografi të shpërndarë nga faqja “Liria ka emër” bëhet e ditur kjo gjë.

Marshi do të fillojë nga ora 14:00, dhe do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

Ky marsh solidarizues është në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.


13:44 – Klan Kosova me mbulim special të “Marshit për Drejtësi”

Në Prishtinë mbahet “Marshi për Drejtësi” në mbështetje të luftës së UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Marshi nis nga ora 14:00, nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

E për këtë ngjarje, televizioni Klan Kosova sikurse edhe portali dhe radio, do të kenë mbulim special.

Të gjithë marshin, mund të keni rastin ta ndiqni edhe direkt në Klan Kosova.

Qëndroni me televizionin numër një në vend.


13:40 – Autobusë dhe vetura të shumta anembanë Kosovës nisen drejt Prishtinës për Marshin e Drejtësisë (VIDEO)

Qytetarë në numër të madh nga pjesë të ndryshme të vendit janë nisur për të marrë pjesë në Marshin për Drejtësi  që do të mbahet në Prishtinë.

Me makina dhe autobusë të shumtë kosovarët u nisën nga të gjitha qytetet e vendit.

Marshi do të fillojë nga ora 14:00, dhe do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

Ky marsh solidarizues është në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Në mbështetje të marshit kanë dalë parti politike, sindikata, organizata, si dhe qytetarë të shumtë. Ky marsh vjen një ditë para se të fillojë gjykimi në Hagë i Thaqit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.


12:19 – Hamza niset me qytetarë për Marshin e Drejtësisë 

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, së bashku me qytetarë të shumtë janë nisur nga Mitrovica për të marrë pjesë në “Marshin për Drejtësi” të organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”.

Një numër i autobusëve shihen se janë nisur drejt Prishtinës, njofton Klankosova.tv.

Marshi do të fillojë nga ora 14:00, dhe do të nis nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.


11:58 – Krasniqi: Sot Marshojmë për Drejtësi, krenarë me historinë tonë dhe themeluesit e UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se sot, përmes Marshit për Drejtësi, bashkë me mijëra qytetarë do t’i tregojnë botës për krenarinë ndaj historisë tonë më të lavdishme dhe themeluesve të UÇK-së.

“Sot është një ditë e veçantë dhe e rëndësishme. Bashkë me ju dhe me mijëra qytetarë nga gjithë Kosova e viset shqiptare, do t’i tregojmë botës se sa krenarë jemi me historinë tonë të lavdishme dhe me themeluesit e drejtuesit e UÇK-së”, ka shkruar Krasniqi.

Në fund, ai u ka bërë thirrje të gjithëve që të takohen nga ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.


11:37 – Me motoçikleta e autobusë nisen qytetarët nga Skenderaj për Marshin e Drejtësisë (VIDEO)

Qytetarë të shumtë janë nisur nga Skenderaj për të marrë pjesë në “Marshin për Drejtësi” të organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”.

Një numër i madh janë nisur me autobusë dhe vetura, por disa persona janë nisur edhe motoçikleta.

Marshi do të fillojë nga ora 14:00, dhe do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

Ky marsh solidarizues është në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Në mbështetje të marshit kanë dalë parti politike, sindikata, organizata, si dhe qytetarë të shumtë. Ky marsh vjen një ditë para se të fillojë gjykimi në Hagë i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Thaqit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.


11:31 – Policia bën thirrje për marsh të qetë dhe demokratik

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së marshit të planifikuar për sot nga ora 14:00 në Prishtinë.

“Lidhur me këtë PK-ja, ka filluar me kohë përgatitjen dhe ndërmarrjen e masave që kanë për qëllim mbarëvajtjen e marshutës, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë për qytetarët dhe ofrimin e sigurisë në trafik”, thuhet në komunikatën e policisë.

“Policia do të ndërmerr masat e nevojshme preventive, operative policore për të siguruar që mbarëvajtja e marshutës të kalojë pa ndonjë incident, që pjesëmarrësit të shprehin qëllimin e tyre në mënyrë demokratike. Sipas procedurave të parapara policia do të merr masa dhe do të shtojë aktivitetet operative para, gjatë dhe pas përfundimit të marshutës, andaj ftojmë qytetarët pjesëmarrës që të marshojnë të qetë dhe që kërkesat e tyre t’i shpalosin në mënyrë demokratike”, thuhet tutje në njoftim. /Klankosova.tv


07:33 – Në Prishtinë marshohet për drejtësi

Këtë të diel, më 2 prill, në Prishtinë, platforma “Liria ka emër”, do të organizojë marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Marshi do të fillojë nga ora 14:00, dhe do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

Ideatorët e platformës “Liria ka emër, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë thënë se ish-krerët e UÇK-së nuk janë duke u përballur me procesin gjyqësor për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por për shkak se me emrat e tyre lidhet epoka më e ndritur e historisë.

Në mbështetje të marshit kanë dalë parti politike, sindikata, organizata, si dhe qytetarë të shumtë. Ky marsh vjen një ditë para se të fillojë gjykimi në Hagë i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit./Klankosova.tv