19:17, 12 Korrik 2019

Më shumë se 20 njerëz janë vrarë apo edhe janë të zhdukur për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve të shiut në Nepal të premten, tha Qeveria, transmeton Klan Kosova.

Shirat e mëdha kanë goditur 20 nga 77 rrethet e Nepalit, shkruan Reuters.

Në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme thuhet se 15 vetë u vranë, ndërsa gjashtë të tjerë u zhdukën dhe 13 u plagosën, pasi shirat e pandërprerë shkaktuan rrëshqitje të dheut dhe shkaktuan përmbytje të mëdha në lumenj.

Në kryeqytetin, Katmandu, tre anëtarë të një familjeje u vranë kur muret e shtëpisë së tyre u shembën.

Nga zyra e motit atje bëjnë të ditur se reshjet e mëdha priten të vazhdojnë gjatë fundjavës.

Konkurs Pune

Lexo më shumë