21:04, 13 Maj 2019

Shembja e një pjese të rrugës “Qamile Jaka” në Prishtinë dhe e një pjese të dheut në vendin ku kanë nisë të bëhen punimet për ndërtimin e objektit shumëkatësh në Lagjen e Muhaxherëve ndodhi natën vonë të dielën.

Kjo gjendje bëri që rryma dhe uji të ndërpriten dhe një pjesë e banorëve të lagjes të evakuohen. Ndërkohë mësimi në shkollën “Naim Frashëri” u kërkua të ndërpritet për ditën e hënë.

Sipas Inspeksionit Komunal, shpërthimi i gypit të ujit në këtë rrugicë dhe reshjet e shiut mund të jenë shkaktarët e mundshëm të shembjes së dheut.

Kronikë e zgjeruar nga Arbëresha Fazliu.

Konkurs Pune

Lexo më shumë