18:01, 24 Qershor 2019

Policia ka arritur t’i arrestoj dy personat e dyshuar për rrëmbimin e një gruaje në Fushë Kosovë.

Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetit, dyshohet se ky rrëmbim është kryer si pasojë e një mosmarrëveshjeje familjare.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, sot ka pranuar informatën se në Fushë Kosovë, dy persona të dyshuar kanë futur një grua me forcë në një veturë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”.

“Ka qenë aksioni i shpejtë i Policisë si dhe bashkëpunimi i ngushtë me qytetarët dhe mediat, reagime këto që kanë rezultuar me identifikimin e shpejtë të personave të përfshirë në këtë ngjarje, të cilët aktualisht ndodhen në stacion policor ku po intervistohen”.

“Hetuesit policorë në koordinim me institucionet kompetente janë duke punuar me qëllim të sqarimit të çdo rrethane që lidhet me këtë ngjarje, e cila sipas hetimeve të zhvilluara deri tani dyshohet të jetë një mosmarrëveshje familjare”.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Lajmi i fundit: Policia konfirmon rrëmbimin e gruas në Fushë Kosovë (VIDEO)

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë