Rrëmbeu një femër në Istog, policia arreston të dyshuarin NULL NULL 5 days më parë 5 days më parë Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Istog, pasi që i njëjti kishte rrëmbyer një femër para dy ditësh. Në raportin e policisë thuhet se nga i dyshuari janë konfiskuar edhe një veturë e disa armë. “Fshati Drejë, Istog. Lidhur me rastin, njësia policore ka arrti të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar, ku me të ishte edhe viktima femër kosovare, e cila ishte rrëmbyer ditë më parë. Nga i dyshuari është konfiskuar vetura, një revole, dy karikatorë, 29 fishekë, një thikë dhe një maskë”, thuhet në njoftim. Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.