Rrëmbehet një femër në Pejë

Rrëmbehet një femër në Pejë

NULL NULL
2 muaj më parë

Mesditën e kësaj të premte, dy persona në Pejë dyshohet se kanë rrëmbyer një femër dhe me makinën e tyre janë larguar në drejtim të panjohur.

Rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe zyrtari për Informim i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, i cili tha se ngjarja ndodhi pranë shkollës ”Smajl Hajdari”.

”Rreth orës 12:30 minuta një femër me afërsi të shkollës së mesme të ulët Smajl Hajdari në Peje, është marrë nga dy persona dhe është futur në një makinë e cila është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka dalë në vendngjarje është duke u trajtuar rasti”.