12:27, 12 Janar 2019

Punët më të kërkuara gjatë vitit 2018 në Gjermani ishin mjekë, biologë, kimistë, teknikë, elekstricistë, personel mjekësor dhe të tjera, këtë e ka bërë të ditur Agjencia Federale e Punësimit në Gjermani.

Ajo që ka qenë mungesë në Gjermani është fuqia punëtore. Duke e parë këtë ata do të fillojnë të promovojnë emigracionin për të eliminuar mungesën e fuqisë punëtore.

Gjatë vitit të ardhshëm, në projektligjin e ri, çdo punëtorë është i barabartë në treg. Të gjithë shtetasit e huaj do të jenë në një nivel në tregun e punës me ata gjerman.

Ligji i ri do të lejojë marrjen e vizës gjashtë mujore. Pra nuk është e nevojshme të sigurohet një kontrata pune por ka të drejtë të vijë të kërkoj punë.

Me vizën gjashtë mujore nuk llogaritet asistenca sociale. Turistët duhet të kenë parë të mjaftueshme për t’u kujdesur vetë.

Njohje më e lehtë e diplomave nga vendit ku vijnë. Ligji i ri do të krijoj mundësi që diplomat të njihen më shpejtë.

Këto konsiderohen profesionet më fitimprurëse në Gjermani:  Specialistë i IT-së, Mjekë, Biologë, Zejtari, Staf mjekësor, teknikë, elektricistë etj.

Konkurs Pune

Lexo më shumë