Lajmet e fundit

Bashkimi Evropian ka vendosur rregulla të reja për përdorimin e inteligjencës artificiale, duke kërkuar që përmbajtjet e krijuara ose të manipuluara nga AI të jenë të identifikueshme për përdoruesit.
Sipas Ligjit Evropian për Inteligjencën Artificiale (AI Act), platformat dhe kompanitë do të duhet të sigurojnë transparencë për materiale si tekstet, fotografitë, videot dhe audion e gjeneruar nga AI, transmeton Klanikosova.tv.
Rregullat e reja synojnë të luftojnë dezinformimin dhe të ndihmojnë qytetarët të dallojnë më lehtë përmbajtjet e krijuara nga teknologjia artificiale.