Rrëfimi për heroizmin e Adem Jasharit – flet Ragip Jashari (VIDEO)

Rrëfimi për heroizmin e Adem Jasharit – flet Ragip Jashari (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 1 month më parë

Ragip Jashari, që luftoi krah Ademit e Hamzës ka rrëfyer ekskluzivisht për Klan Kosovën, momentin e parë kur filloi rrethimi i familjes Jashari.

Ai kujton orët e para të 5 marsit para 23 vjetësh, kur bashkë me Hamzën po e shijonte kafen e mëngjesit, kur kuptuan që serbet kanë filluar të vijnë drejt tyre.

Ish-ushtari  i mban mend mirë edhe fjalët e komandantit legjendar kur lufta në Prekaz nisi.

Sipas Jasharit, komandanti u kishte thënë familjarëve e ushtarëve të tij se kishte ardhur koha për t’i treguar Serbisë si luftohet për atdhe.

Por, krahas plumbave që shkrepnin në të gjitha anët, të kullat e Jasharëve jehonte edhe kënga, njofton Klan Kosova.

“Shqipërinë  dua se jam shqiptar, Kosovën e dua se jam kosovar”, ishte kënga që u jepte kurajo për luftë ushtarëve të komandanti legjendar, Adem Jashari.

Ragip Jashari kujton se kthimi në Prekaz pasi përfundoi lufta ishte emocion i tmerrshëm, por ky hiç më mirë nuk ndihet as tash kur sheh që Kullat e Jasharëve ende nuk janë rregulluar. Për ushtarin ky është dështim për shtetin.