8:57, 8 Shkurt 2019

Ishte një rrëfim i sinqertë dhe tejet prekës ai i këngëtarit shqiptar, Luan Manahasa në Soiree.

Ka qenë një emër mjaft i njohur sidomos përpara viteve `90, por u shkëput nga muzika dhe arsyen e shpjegon tani: shkak u bë e shoqja dhe ardhja në jetë e fëmijëve.

“Duhej të bëja një zgjedhje, dhe fatkeqësisht lashë këngën”, thotë ai, duke iu referuar performancës në festival, sepse për kënaqësinë e vet vazhdon të këndojë. Luani rrëfeu gjithashtu se bashkëshortja ka kaluar një sëmundje të rëndë, por tani fatmirësisht, është mirë, shkruan bordo. “Kur erdhëm nga Gjermania, më priti djali i madh. Kishte bërë një tatuazh në pjesën e majtë të kraharorit, “LU-BE-MA”, Luan Beqir Mahanasa. Dhe më tha: ‘babi, tani që më shpëtove mamin, do të të dua më shumë seç të kam dashur!”, ka rrëfyer këngëtari lushnjar.