Rrëfimi i Adriatik Kelmendit: Televizioni ndodhi rastësisht – gjithë jetën mendoja të bëhesha shkrimtar - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrëfimi i Adriatik Kelmendit: Televizioni ndodhi rastësisht – gjithë jetën mendoja të bëhesha shkrimtar

NULL NULL
06.02.2023 22:54

Një rrëfim tejet inspirues, ka dhënë sontë drejtori i Përgjithshëm i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, mbi rrugëtimin e tij ndër vite deri në ndërtim të karrierës së tij.

Ai u shpreh se paraqitja e tij televizive, si gazetar, ishte e rastësishme, meqë gjithë jetën e kishte menduar veten të bënte gazetari shkrimi, përcjell klankosova.tv.

”Kam qenë një maniak i leximit. Kam filluar si fëmijë, kam lexuar letërsi për fëmijë. Kam përshtypjen që kam lexu 95% të krejt librave për fëmijë që janë botuar në Kosovë”.

”Kam pasur edhe një fat të madh që është lexu në familje, por sidomos axhë që e kam pasë Ramizin [Ramiz Kelmendin] dhe ai ka pasur një prej bibliotekave më të pasura besoj në Kosovë dhe sa herë kam shku te axhi Ramiz, jam pajisë edhe me libra”.

”Dhe kështu nga leximi kam fillu të shkruaj. Besoj që është i pazëvendësueshëm në Kosovë në shumë aspekte, por edhe ajo dashnia që ka marrë nga njerëzit, e kanë vlerësu”.

”Për ne, në familje, se ka qenë njëfar lloj edhe renesance për familjen, se ka qenë jo gjyshi e gjyshja kanë ndiku që këta tetë vëllezër e motra të shkollohen, por Ramizi ka qenë i pari që është shkollu, edhe pastaj ka ndiku prej prindërve që s’kanë ditë shkrim-lexim, por gjyshi ka qenë tregtar i zoti edhe përparimtar, por nuk ka qenë i shkollës, dhe pastaj axhi Ramiz, ka ndiku që edhe të tjerët në familje të shkollohen, dhe ka qenë ndër brezat e parë të shkolluar atëherë me ndikim të drejtpërdrejtë të axhit Ramiz”.

”Për ta plotësuar pjesën ‘’Si hyra unë në gazetari?’’ – unë kam mendu gjithë jetën se do të bëhem shkrimtar”, u shpreh Kelmendi në intervistën për Berat Buzhalën.

”Pra, unë kam hy në gazetari, me shkrim. Dhe se kam mendu asnjëherë veten në televizion. Kjo është shumë interesante. Televizioni ka ndodhë rastësisht”, tregoi ai.

”Edhe në Koha Ditore kur kam fillu, ka qenë tetori i ’98-tës, unë kam hy si gazetar”.

”U ktheva, nga ku kisha shku për t’studiu gazetari në Tiranë, ne u kthyem në Kosovë një herë kur u mbyllën shkollat, pastaj filloi të stabilizohet gjendja, u kthyem për t’i dhënë provimet”.