Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrëfimet e familjarëve të të zhdukurve vijnë në një libër

NULL NULL
30.08.2019 11:50

Në ditën ndërkombëtare të personave të pagjetur, në Prishtinë është promovuar libri i titulluar “Të jetosh më kujtimet e të pagjeturve” me rrëfimet e familjarëve të personave të pagjetur.

Ky libër përmbledhë historitë familjare dhe personale të dhjetë familjeve të personave të pagjetur në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Shtatë nga këto familje janë të nacionalitetit shqiptar; ndërsa tre të tjerat janë nga komuniteti serb.

Libri është promovuar edhe në Beograd në kuadër të festivalit “Mirëdita, Dober Dan”.

Gjatë promovimit është thënë se libri ka për qëllim ta rritë presionin tek Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë në mënyrë që të punojnë dhe te angazhohen më shumë rreth zbardhjes së fatit të personave të pagjetur dhe dënimit të atyre që kanë bërë krime.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.