Rrëfim e fotografi rrënqethëse të masakrës në Likoshan - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrëfim e fotografi rrënqethëse të masakrës në Likoshan

NULL NULL
01/03/2017
KUJDES PAMJE TË RËNDA

Masakra e Likoshanit dhe e Qirezit janë një ndër ngjarjet më të tmerrshme që kanë ndodhur në Kosovë.

Këtë e ka thënë në Ora e Fundit Zeqir Bekolli, ish-gazetar i luftës, i cili ishte dëshmitar në atë se çfarë kishte ndodhur në 28 shkurt të ’98-ës, ku forcat serbe kishin masakruar 24 civilë, njofton Klan Kosova.

Zeqir Bekolli ka shpalosur dhe fotografi të realizuara pas masakrës që kishte ndodhur më 28 shkurt të vitit 1998, e që  në mesin e atyre që forcat serbe kishin vrarë, pati dhe gra shtatzëna, njofton Klan Kosova.

Tutje ish- gazetari i luftës Bekolli ka rrëfyer për ngjarjet që fshihen pas fotografive:

”28 Shkurti dhe një marsi i 1998 përpos që përbën fillimin e luftës në Kosovë, është një nga ngjarjet më tragjike që kanë ndodhur në Kosovë”.

”Atë ditë janë vrarë  24 civilë, përfshirë gra shtatzëna e fëmijë”.

”Të shtunën me 28 shkurt të 1998, pas orës 11 ka ndodhur një përleshje në mes të njësitit të UÇK-së dhe një patrulle të policisë serbe, e nga ajo përleshje ka pasur të plagosur nga të dyja palët”.

”Pas kësaj përleshjeje në mes UÇK-së dhe policisë serbe, këta të fundit kanë ndërhy shpejt fillimisht kanë ndërhy me helikopterë, pastaj kanë ndërhy me forca të mëdha tokësore”.

”Kështu Likoshani është gjendur në ato momente në shtet rrethim. Helikopterët në ato momente kanë bërë krime të mëdha. Atë kohë isha gazetar. Dëshmitarët kanë treguar se policia i kishte zënë të rinj e poashtu edhe fëmijë për të shtënë në ta”.

”Policia serbe ka filluar ta shfryjë mllefin e vet për 26 orë me radhë e ka terrorizu tërë atë popull”.

”Viktima e parë ka qenë Muhamet Xhelaj. Aty e kam parë gjakun. Këtu duket një kapele dhe një sëpatë”.

17093885_10154411568278435_1750500279_n

”Ka të ngjarë se Xhelaj ka rezistuar, por trupi i tij nuk është gjetur. Në këtë familje është vrarë edhe Naser Xhelaj por trupi i tij po ashtu nuk është gjetur. Njollat e gjakut dëshmojnë se ata janë tërhequr zvarrë”.

”Pastaj kam hyrë në lagjen Ahmetaj. Më është thënë se janë kidnapuar familja e kemi hasur në këto trupa, ku pastaj i kam shkrepur unë fotografitë”.

”Kam vazhduar tek familja e Sheremet Sejdiut pamje të tilla kemi hasur dhe aty”

”Kam hasur në Rukije Nebihun, e cila ka qenë shtatzënë dhe është ekzekutuar nga serbët”. (SHIH POSHTË)

17078082_10154411568293435_1965093310_n

”Këtu kanë qenë fotografitë e familjes Ahmetaj por këto fotografi janë shkrepur vonë sepse sebët i kishin dërguar për ekzaminim”.

17078652_10154411568288435_1767670186_n

”Rrënqethem sepse në jetën time nuk kam përjetuar dicka më të tmerrshme”.

”Edhe pse isha në cilësinë e gazetarit, filluan të më rridhnin lotet. Kur e pash babain Sheremetin që i ishin vrarë të katër djmtë ai nuk derdhte asnjë lot ishte aq i fuqishëm”.

”I tregova që jam gazetarë ai më mirëpriti e më tha:  A e sheh at varr atje e kam të vrarë vllaun e axhën që ma vranë partizanët”.

”Kam nxituar  e kam shkuar tek familja Rexhepi. Ata kishin dal nga shtëpia për konfrontim me ushtrinë serbe, ku dhe kanë humbur disa pjesëtarët e kësaj familje”.

17092271_10154411568283435_2056223325_n

”Kur shkova në redaksi ishin të gjithë duke më pritur. Isha shumë krenar që isha pjesmarrës për ta kryer një detyrë të tillë, që realizova këto fotografi për të dëshmuar atë çfarë ka ndodhur në Likoshan”.

”Kopje të tilla të fotografive i kanë shkuar Millosheviqit dhe i është thënë çfarë ke bërë. Millosheviqi u ka thënë se kam vrarë terroristë, por kur ka parë se ka vrarë civilë, ka mbetur i shtangur”.

”Ato fotografi ato janë dërguar edhe në Departamentin e Shtetit Amerikan ku prej aty ka filluar të ndryshojë dhe çështja në raport me Kosovën”, ka përfunduar Bekolli në Ora e Fundit, njofton Klan Kosova.