Rrëfehet Ferdonije Qerkezi: Fëmijët e vrarë i identifikova përmes rrobave NULL NULL 17.05.2019 23:02 17.05.2019 23:02 Ferdonije Qerkezi ka rrëfyer se si i ka identifikuar fëmijët e saj të vrarë. Nënë Ferdonijes i ishin kthyer trupat e dy djemve të saj – Artanit dhe Edmondit. Ajo ka treguar se identifikimin e trupave të dy djemve të vrarë e ka bërë përmes rrobave sepse e dinte saktësisht se çka kishin veshur ata për herë të fundit kur policia serbe ia mori nga shtëpia së bashku me bashkëshortin dhe dy djemtë e tjerë. “Ata kanë qenë shtatgjatë dhe kur më thanë se dy djem ishin në Vërmicë i kam identifikuar përmes rrobave sepse e dija saktë se çfarë kanë pasur të veshur”, ka rrëfyer Qerkezi në “Blic Interview me Astrit Gashin”. Ajo thotë se nuk shpreson që bashkëshorti i saj Halimi dhe dy djemtë e tjerë janë të gjallë. “Jo, nuk i pres të gjallë sepse trupat e djemve – Artanit dhe Edmondit – janë kthyer. Trupat e bashkëshortit Halimit dhe dy djemve të tjerë nuk janë kthyer, por unë gjallë nuk i pres”, ka thënë nëna gjakovare e cila e ka humbur gjithë familjen në vitin 1999 nga forcat policore serbe. Nënë Ferdonija ka deklaruar se nuk e ka asnjë informatë për bashkëshortin Halimin dhe dy djemtë e tjerë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e DKRS-së, thotë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera 3 minuta më parë
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 3 orë më parë