Rrebesh pikësh në takimin Blazers-Nets (VIDEO) NULL NULL 26.03.2019 13:50 26.03.2019 13:50 Fituesi i përballjes mes Portland Blazers e Brooklyn Nets u vendos vetëm pas katër çerekësh e dy kohësh shtesë. Ishin vendësit që e fituan lojën me rezultat 148-144, pasi që rezultati në kohën e rregullt kishte qenë 120:120. D’Angelo Russell i Nets-ave ishte pikëshënuesi më i mirë me 39 sosh, ndërkaq te Blazers Jusuf Nurkiq realizoi 32, ndonëse më vonë la ndeshjen pas një lëndimi të tmerrshëm i cili ia përfundoi sezonin e sivjetmë. Kështu, Blazers e regjistruan fitoren e tyre të 46-të, për dallim nga Nets që humbën për të 37-tën herë në këtë edicion të NBA-së. https://www.youtube.com/watch?v=tlVyj9A4m_4 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.