Rrahmani: Partia e Ashkalinjve për Integrim do të jetë e përfaqësuar me kuvend – Jam 00 me ligjin NULL NULL 30.09.2020 23:48 30.09.2020 23:48 Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Egjiptiane për Integrim Qazim Rrahmani, ka folur për zëvendësimin e një mandati të deputetit në Kuvendit të Kosovës që i takon kësaj partie, pas dënimit të kryetarit Etem Arifi, me burgim efektiv 15 muaj për manipulim me subvencione. Rrahmani në Edicionin Special në Klan Kosova tha se ai do të jetë zëvendësues i Arifit në pozitën e deputetit. “Partia e Ashkalinjve është parti institucionale. Zëvendësimi i deputetit nuk është varet nga Partia e Ashkalinjve për Integrim. Varësisht si vendoset, do të zëvendësohet edhe deputeti. Është ligji përpara dhe në bazë të kësaj unë kam qëlluar i dyti. Sapo të kryhen procedurat administrative Partia e Ashkalinjve për Integrim do të jetë e përfaqësuar në Kuvend. Do të mund të ishte tjetërkush nga 38 kandidatët e partisë”. Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit foli edhe për rastit kur ishte dënuar nga drejtësia. Ai shtoi se nuk ishte dënim por një gjobë që kishte ardhur shkaku i mosmbylljes së avanseve. “Unë nuk kam bërë ndonjë vëpër ka qenë gjobë prej 3 mijë eurosh për mosmbyllje të avanseve nga kabineti i kaluar. Nuk ka qenë ndonjë krim, ka qenë papërgjegjësi të zyrtarëve në kabinet për ta bërë një gjë të tillë. Ka ardhur kjo gjobë dhe unë e kam pranuar gjobën. Si i zoti i shtëpisë unë e kam pranuar ta paguajë gjobën. Tani jam 00 me ligjin”. Sipas tij mungesa e një deputeti nuk ka shkaktuar ndonjë problem për Qeverinë Hoti. Jo, mungesa e një deputetit nuk ka shkaktuar probleme të mëdha, sepse qeveria ka ekzistuar”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 24 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day