Rrahmani me shokë ia kthejnë Napolit lavdin e Maradonës – e bëjnë kampion të Italisë NULL NULL 04.05.2023 22:38 04.05.2023 22:38 Napoli e ka siguruar titullin kampion të Italisë pesë javë para fundit të stinorit. Ata e kanë marrë një pikë si mysafirë të Udineses duke siguruar një avantazh prej 16 pikësh ndaj Lazios që renditet e dyta. Kështu, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka dhënë një kontribut masiv këtë stinor për ta rikthyer Napolin në fronin e ligës italiane. Ata kanë arritur të bëhen kampionë të Italisë pas 33 vjetësh, që nga koha kur për ta luante legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona. Ky është titulli i tretë i napolitanëve, dhe i pari pa njeriun e lartpërmendur, teksa më në fund arrin kurrorëzimi i një suksesi të kërkuar prej më shumë se 10 vjetësh, ku Napoli në mënyrë konsistente ka ngulmuar ta rrëmbejë Skudeton.