9:19, 11 Shkurt 2020

Futbollisti i Kosovës Amir Rrahmani, ka dhënë një intervistë për Top-Channel.

Ai po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme me ekipin e tij në Seria A.

Kështu së bashku me mbrojtësin tjetër shqiptar Marash Kumbulla, janë bërë të pakapërcyeshëm në vijën e mbrojtjes së Veronës.

Rrahmani tha se e kishte ëndërruar kampionatin evropian me Shqipërinë, por tani e pret me Kosovën.

“Kombëtaret e vogla e kanë ëndërr evropianin ose botërorin dhe unë ë ëndërroja me Shqipërinë por nuk u realizua, tani pres ta arrij me Kosovën “- tha Rrahmani.

Sipas tij edhe Lazio edhe Verona, i kanë dyert e hapura për shqiptarët.

“Nëse një futbollist shqiptar luan mirë atëherë ai i hap derën edhe futbollistëve të tjerë edhe Lazio siç u ka hap derën futbollistëve shqiptarë edhe këtu e kanë derën e hapur. Vendimi ishte i Veronës sepse e kishim një objektiv të përbashkët që të qëndronim në Serie A, por tani mendoj se ky objektiv është rrit. Edhe pse ende nuk është e sigurtë mbijetesa, duke qenë se jëmi në vendin e gjashtë janë ndryshuar synimet tona “- shtoi Rrahmani.

Verona është kthyer në hirushen e kampionatit italian duke surprizuar të gjithë me rezultatet pozitive madje të shtunën e lënë pas mundën Juventusin.

Në një klub ku Shqiptarët nuk mungojnë, që nga institucioni ku Dritan Dervishi ndihmon në përzgjedhjen e futbollistëve deri ne fushë me Kumbullën dhe Rrahmanin.

Ai foli edhe për emocionet gjatë ndeshjes me Juventusin.

“Të luash ndaj këtyre klubeve është gjithmonë e vështirë. Juventus na mundi ndeshjen e parë 2-1 kështu që është pak a shumë si hakmarrje e jona”- përfundoi Rrahmani.

Konkurs Pune

Lexo më shumë