Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrahmani: Çështja e Spitalit Amerikan është diskutuar në Departamentin e Shtetit (VIDEO)

NULL NULL
17.06.2015 23:14

Imet Rrahmani, Ministri i Shëndetësisë, i ftuar në emisionin Zona B në Klan Kosova, ka thënë se ministria e tij po punon që qytetarëve kosovarë t’ua sigurojë librezat shëndetësore vitin 2016.

“Në pjesën e fundit të vitit 2016, ne pretendojmë që t’i sigurojmë librezat shëndetësore për qytetarët kosovarë”.

“Brenda mundësive që i ka shteti i Kosovës, qytetarët e kanë një lloj mbulese sa i përket kujdesit shëndetësor. Rreth 70% e shërbimeve mjekësore janë falas dhe të mbuluara nga shteti. Mirëpo, 15 vjet pas çlirimit nuk ka kuptim të vazhdohet kështu”.

Ai foli edhe për Spitalin Amerikan, i cili është duke u ndërtuar në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërtimi i të cilit është kritikuar nga Sindikata e Shëndetësisë dhe disa parti politike.

“Çështja e Spitalit Amerikan është diskutuar edhe gjatë vizitës time në Departamentin e Shtetit, në Washington, mirëpo kjo nuk është më në dorë të ministrisë që unë drejtoj, por nën autoritetin e Qeverisë”.

“Prokuroria ka vendosur që t’ua lejojë punën dhe jemi në pritje të dokumentacionit për ndërtimin e spitalit”.

Rrahmani është zotuar që gjatë mandatit të tij do t’i bëjë qytetarët që sërish të besojnë në sistemin e shëndetësisë.

“Ne jemi duke punuar që kosovarëve t’ua kthejmë besimin në shërbimet shëndetësore, si në sektorin privat edhe në atë publik”.

“Është krijuar ideja që çdo gjë në shëndetësinë kosovare është e keqe dhe kjo ka ndikuar që popullata ta humbë besimin”.

Ministri i Shëndetësisë ka premtuar se gjatë mandatit të tij do ta ndalë korrupsionin në shëndetësi dhe gjithashtu do të kujdeset që brenda këtij viti t’i furnizojë qytetarët kosovarë me barna të nevojshme.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.