Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrahmani: Berisha ka ofenduar ashkalinjtë

NULL NULL
08.05.2015 19:08

Qazim Rrahmani, Zëvendësministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe përfaqësues i komunitetit ashkali, i ftuar në emisionin Info Magazina, në Klan Kosova, ka reaguar ndaj deklaratave të Veton Berishës, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptas.

Qëndrimet e ashpra të Rrahmanit kanë ardhur pas deklaratave që Berisha kishte bërë ditë më parë në emisionin Zona B (intervistën e plotë mund ta shikoni KËTU), rreth ekzistencës së komunitetit ashkali në Kosovë.

Deputeti Berisha kishte thënë se ashkalinjtë nuk janë një etni e vërtetë, por thjesht “një shpikje politike”.

“Berisha nuk ka treguar fare pjekuri politike. Ai ka ofenduar një komunitet të tërë. Ashkalinjtë nuk janë shpikje politike. Ata janë të barabartë me gjitha etnitë tjera në Kosovë – ata janë komb. Datojnë që nga shekulli IV dhe V para erës tonë”, – është shprehur Rrahmani.

Rrahmani ka premtuar se do të pranonte të debatonte drejtpërdrejt me Berishën për këtë temë.

 klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.