Rrahman Paçarizi: Kjo qeveri do të ecë në shtëpi pasi ta kryejë dialogun me Serbinë (VIDEO) NULL NULL 21.09.2019 00:27 21.09.2019 00:27 Analisti politik Rrahman Paçarizi ka thënë se këto zgjedhje po mbahen për shkak të dialogut dhe pasi të kryhet ky proces atëherë qeveria e re do të shkojë në shtëpi. Ai po ashtu tha se taksa do të hiqet sepse është një kërkesë amerikanë, njofton Klan Kosova. “E kemi vendosë një taksë në mënyrë të çuditshme dhe të pakoordinuar. Ne si institucione kemi përvoja në këtë drejtim. Qeveria Mustafa ka ra për shkak të demarkacionit dhe ata që e rrëzuan e votuan atë”. “Ata që janë kundër taksës kanë me e heqë taksën sepse po bëhet fjalë për një kërkesë amerikane. Kemi pasë pasoja për hasjen në vesh të shurdhër të këtyre kërkesave dhe nëse nuk na mjaftojnë do të kemi edhe tjera”. “Palmer ishte i qartë kur tha se presin që qeveria e re do të jetë një qeveri që do ta heqë taksë dhe që Serbia ta ndalë lobimin kundër Kosovës”. Paçarizi në Analiza Zgjedhore në Klan Kosova tha se Vetëvendosja dhe LDK-ja kanë kauza të kundërta dhe nëse bashkohen në koalicion, atëherë kauza e tyre është false. “Partitë s’kanë investuar në programe zgjedhore sepse zgjedhjet i kanë zënë të papritura. Po ashtu e kanë ditur që këto programe duhet t’i ruajnë dhe përmirësojnë për zgjedhjet e ardhshme sepse këto zgjedhje po mbahen për shkak të dialogut”. “Kjo qeveri e ka dialogun për detyrë, pasi të kryhet ajo qeveri do të shkojë në shtëpi”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.