Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrahje në Pejë: Dy të lënduar, katër dërgohen në polici

NULL NULL
10.03.2026 16:17
Fotografi ilustruese për Policinë e Kosovës.

Dy persona janë lënduar si pasojë e një rrahje që ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit e Autobusëve në Pejë, derisa katër persona janë arrestuar lidhur me këtë incident nga policia.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Gashi deklaroi se një thikë është gjetur në vendin e ngjarjes.

“Dy persona janë dërguar për tretman mjekësor, derisa katër janë arrestuar në vendin e ngjarjes. Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00. Policia me njësitet relevante dal në vendin e ngjarjes derisa kanë nisur hetimet lidhur me rastin”, tha Gashi për Klankosova.tv.

Ai shtoi se tre persona janë në arrati.

lajme të ngjashme