Rrahje mes tifozëve në Podujevë, 21 persona shoqërohen në Polici – dy zyrtarë policorë të lënduar dhe tre tifozë NULL NULL 12.03.2023 17:15 12.03.2023 17:15 Ndeshja mes Llapit dhe Ballkanit, në stadiumin “Zahir Pajaziti” nuk përfundoi edhe qetë pas përfundimit, pasi tifozët u gjuajtën në mes veti me karrige dhe gjësende të rënda. Si pasojë 21 persona janë shoqëruar për në stacionin policior, teksa deri më tani është raportuar se janë lënduar dy zyrtarë policorë. Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila shtoi se përleshja ka filluar në stadium, ndërsa më pasë ka vazhduar në rrugë ku janë dëmtuar tri vetura dhe një autobus. Ajo shtoi se nga ana e tifozëve deri më tani është raportuar për tre të lënduar. “Shoqërohen në stacion policor 21 persona të përfshirë në një incident të ndodhur në Podujevë Me datën 12.03.2023, rreth orës 15:00, në Podujevë, pas një ndeshje futbolli, tifozët e ekipeve janë përleshur duke përdorë/gjuajtur mjete të forta”, ka thënë Ahmeti për Klankosova.tv. “Si pasojë e përleshjes deri tani është raportuar se janë lënduar 2 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës. Ndërsa nga ana e tifozëve, deri tani është raportuar për tre të lënduar”. “Bazuar në të dhënat fillestare, ngjarja ka filluar në stadium, ku janë shkaktuar dëme materiale, (dëmtim i ulëseve), më pas ka vazhduar në rrugët “Besnik Restelica” dhe “Zahir Pajaziti”, ku janë dëmtuar tri vetura dhe një autobus”. “Pas vënies nën kontroll të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për ngjarjen. Hetuesit policor në vazhdimësi janë duke ndërmarrë veprime hetimore me qëllim të identifikimit dhe procedimit e të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këtë ngjarje”. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll FSHF-ja konfirmon shitjen e biletave në afat rekord për ndeshjen Shqipëri-Çeki, mbi 300 mijë kërkesa ishin 5 days