Rrahje mes pesë personave në Klinë, plagosen me armë dy prej tyre NULL NULL 19.05.2022 08:55 19.05.2022 08:55 Një rrahje mes pesë personave ka ndodhur të mërkurën në Klinë, ku për pasojë dy të dyshuar kanë pësuar lëndime pasi është shtënë edhe me armë zjarri. Sipas raportit të policisë, të plagosurit janë dërguar në tretman mjekësorë, dhe të njëjtit sipas raportit mjekësorë janë jashtë rrezikut për jetë “Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar; dy pistoleta, 15 fishekë, dy gëzhoja, një sprej dhe një brisk. Me vendim të prokurorit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë ku tre prej të dyshuarave janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë të plagosur janë në tretman mjekësor nën mbikëqyrje policisë”, thuhet tutje në raport, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024