Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrahja në MKRS, flet ministri Çeku: Dhuna është e papranueshme

NULL NULL
13.11.2024 12:55
Hajrullah Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Një incident dyshohet të ketë ndodhur në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sekretari i kësaj ministrie Xheladin Krasniqi, dyshohet se e ka sulmuar fizikisht zyrtarin Miftar Latifin.

Ky i fundit tha për Klan Kosova se e ka lajmëruar rastin në polici.

Derisa rreth kësaj ngjarje ka folur edhe i pari i MKRS-së, Hajrulla Çeku.

Çeku tha se aktualisht janë duke i marrë informacionet lidhur me rastin, por se dhuna është e papranueshme.

“Informatat jemi duke i marrë, faktet duke i kontrollu, besoj edhe Policia po e kryen pjesën e saj që është shumë e rëndësishme në këto raste”, tha ai.

“Nuk mund të marrë më shumë informata pasi edhe unë po marrë. Dhuna ose sulmi fizik është i papranueshëm, i patolerueshëm dhe absolutisht i dënueshëm”, shtoi ai në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës transmeton Klankosova.tv

Klankosova.tv ende s’ka marrë përgjigje zyrtare nga policia./Klankosova.tv

Zyrtari i MKRS-së konfirmon sulmin ndaj tij: Rastin e kam lajmëruar në polici

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.