16:30, 15 Maj 2019

Pos mbështetjes së shqiptarëve për pjesëmarrjen në Eurovision, Jonida Maliqi po merr përkrahjen edhe të këngëtarëve.

Shqipëria do të paraqitet në natën e dytë gjysmëfinale, e cila mbahet nesër (16 maj) dhe këtë vit përfaqësohet nga Jonida Maliqi, njofton Klan Kosova.

Njëra prej kolegeve që e mbështeti është Rozana Radi, e cila i uroi fat Jonidës nëpërmjet një fotografie në Instagram.

Kujtojmë se finalja e “Eurovisionit” mbahet në Tel Aviv, të shtunën më 18 maj, kurse Jonida Maliqi deri tani ka marrë vetëm komente pozitive.

Konkurs Pune

Lexo më shumë