Ross emërohet Sekretar i Tregtisë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ross emërohet Sekretar i Tregtisë

NULL NULL
28/02/2017

Investitori miliarder, Wilbur Ross është konfirmuar si Sekretar i Tregtisë në Presidencën e Donald Trump.

Të hënën vonë senati e ka votuar atë me 72 vota për dhe 27 kundër, shkruan Npr, transmeton Klan Kosova.

Ross thuhet se do të jap dorëheqje nga firma private e tij që e ka themeluar, WL Ross & Co, si pjesë e marrëveshjes etike për të shërbyer në qeveri.

Por që ai do të mbajë interesat financiare, por që ka premtuar se nuk do të ndërmarrë ndonjë veprim si sekretar që mund t’i sillte përfitime firmës që ka aksione ai.

79 vjeçari, Ross ishte regjistruar si Demokrat në rininë e tij, por që ka qenë më pas njëri prej mbështetësve të parë të kandidaturës së Trump për President.