Rosicky edhe një sezonë me Arsenalin - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rosicky edhe një sezonë me Arsenalin

NULL NULL
22/05/2015
Çeku Tomas Rosicky, ka zgjatur kontratën e tij me Arsenalin deri në fundin e sezonit të ardhshëm, bëri të ditur të premten Arsene Wenger, menaxheri i klubit londinez.

I pyetur nga mediat lidhur me të ardhmen e kapitenit te ekipit te Republikës Çeke për sezonin e ardhshëm, Arsene Wenger u përgjigj:

“Po. Ne zgjodhëm opsionin e zgjatjes me një vit të kontratës së Rosickyt.”

Mesfushori ofanziv  është paraqitur në 242 ndeshje me Arsenalin (22 ketë sezon, prej te cilave 15 në kampionat, duke shënuar 3 gola).

Ai luan prej 12 sezonesh me Arsenalit, kur erdhi në vitin 2004 nga Borussia Dortmund.