Rosberg kërkon suksesin e radhës - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rosberg kërkon suksesin e radhës

NULL NULL
02/06/2015
Fituesi i dy garave të fundit në Formula 1, Nico Rosberg i skuadrës së Mercedesit, ka shprehur besimin e tij se do të këtë paraqitje të mirë edhe në garën e radhës.

Siç dihet garën e fundit në Monako e ka fituar piloti gjerman, kurse tash po kërkon edhe një tjetër sukses në Kanada. “Po shpresoj se do ta zhvilloj një garë të mirë në Montreal, dhe të renditem në treshen e parë”, ka deklaruar Rosberg.

Edhe piloti tjetër i skuadrës së Mercedesit, Lewis Hamilton po beson se do të ketë sukses në garën për Çmimin e Madh në Kanada.