Ronaldos i ofrohet ftesë nga klubi Udinese - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ronaldos i ofrohet ftesë nga klubi Udinese

NULL NULL
22/09/2022

Ylli portugez Cristiano Ronaldo është ftuar që t’i bashkohet klubit italian Udinese Calcio.

Kjo pasi sulmuesi 37 vjeçar ka kaluar pjesën më të madhe të verës duke u përpjekur që të largohet nga skuadra Manchester United, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Ai është i etur për të gjetur një rrugëdalje nga Old Trafford gjatë dritares së fundit, pasi qëllimi i tij ishte të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve dhe në garë për fitore të mëdha.

Tani ish-yllit të Juventus i është kërkuar që ta shqyrtojë një kthim në Itali duke iu bashkuar skuadrës Udinese.

klankosova.tv