Ronaldos do t’i bëhej qejfi po e fitoi Arsenali titullin - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ronaldos do t’i bëhej qejfi po e fitoi Arsenali titullin

NULL NULL
10.04.2023 20:27
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka thënë që do të ishte i lumtur nëse Arsenali e fiton Premier Ligën në rast se Manchester Unitedi nuk e fiton atë.

Pesë herë Topi i Artë e nisi këtë stinor me Djajtë e Kuq mirëpo u largua drejt Arabisë në janar.

Ndërkaq tani ai ka folur për pretendentët për titullin e sivjetmë të Premier Ligës, duke favorizuar në rend të dytë Topçinjtë të cilët janë aktualisht liderë në tabelë.

“Më pëlqen ekipi, më pëlqen trajneri…Nëse Manchester Unitedi nuk e fiton Premier Ligën, do të isha i lumtur po ta fitonte Arsenali”, ka thënë Ronaldo për Piers Morgan Uncensored.