Ronaldo tregon se kush e fiton Topin e Artë NULL NULL 13.11.2015 08:46 13.11.2015 08:46 Cristiano Ronaldo ka treguar se Lionel Messi do të jetë fitues i Topit të Artë për vitin 2015, por ka thënë se personalisht ai këtë mund ta bëjë në vitet e ardhshme. Ylli i Real Madrid e ka fituar në dy vitet e fundit këtë trofe, por që ndjen se Messi i cili e ka fituar tripletën me Barcelonën sezonin e kaluar, e bën atë favorit ndaj të tjerëve. “Ky trofe varet nga votat dhe Messi i ka fituar disa tituj, Champions League dhe La Liga”. “Në aspektin individual unë kam bërë më të mirën gjatë karrierës sime në sezonin e kaluar, që është shumë mirë. Isha golashënuesi më i mirë në Evropë”, ka thënë Messi. Ronaldo po ashtu ka treguar se nuk kanë miqësi të vjetër me Messin por që kanë respekt të madh për njëri-tjetrin, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.